19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Turqia neutralizon disa terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Më të lexuarat

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” të paktën tre terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, sipas autoriteteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë shkroi në Twitter se “terroristët po planifikonin një sulm në zonën e Operacionit ‘Dega e Ullirit’ për të prishur paqen dhe sigurinë”.

Terroristët u “neutralizuan në një operacion të suksesshëm të kryer nga komandot heroik të Turqisë”, shtoi deklarata.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Operacioni “Dega e Ullirit”, i nisur në vitn 2018, është ndër tre operacionet ndërkufitare të Turqisë kundër terrorizmit në veri të Sirisë.

Që nga viti 2016, Turqia nisi disa operacione të suksesshme antiterroriste përgjatë kufirit me Sirinë, ndërsa qëllimi ishte parandalimi i formimit të korridorit terrorist, duke synuar mundësimin e mjedisit të sigurt për kthimin e refugjatëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit