22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Turqia i gëzohet marrëveshjës bërthamore me Iranin ngase kjo i sjell dobi ekonomike Turqisë

Më të lexuarat

Turqia do të ketë fitime të shumta ekonomike dhe tregtare nga zbatimi i marrëveshjes bërthamore të realizuar pas negociatave të gjata në Gjenevë ndërmjet Iranit dhe grupit P5+1 për programin e diskutuar të Teheranit.

Pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania kanë arritur marrëveshjen në lidhje me armët bërthamore të Iranit, heqjen e sanksioneve ndaj këtij vendi dhe tregtinë e lirë.

Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit të kredive “Fitch Ratings”, Paul Rawkins ka deklaruar se Turqia do të ketë përfitime të mëdha nga marrëveshja e arritur midis vendeve në lidhje me tregtinë e lirë.

Rawkins u shpreh se: “Irani do të rikrijojë marrëdhënie të reja me vendet fqinjë dhe me shtetet e tjera të botës. Veçanërisht Turqia do të ketë përfitime të shumta, ajo do të përfitojë nga tregtia dhe nga çmimet e ulëta të naftës që do të ofrojë ky vend, tha ai duke theksuar se tashmë imazhi i Iranit në botë është përmirësuar dhe se do të zhvillohet me hapa të shpejtë”./trt/kohaislame.com

 

Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Iranit është edhe vizita e presidentit iranian në Turqi

RUHANI NË 17 DHJETOR VJEN NË TURQI

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu deklaroi se vizita e Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani në Turqi pritet të realizohet në 17 dhjetor.

Turneun 4-ditor në Katar, Bahrejn dhe Iran shefi i diplomacisë turke e vlerësoi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter. Davutollu tha se kishte realizuar kontakte shumë produktive në të tre vendet.

Davutollu njofton se ka marrë pjesë në takimin e Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik mbajtur në Bahrejn, në mbledhjet e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik mbajtur në Iran, ndërsa shtoi se Republika Turke e Qipros së Veriut për herë të parë mori pjesë me statusin e vëzhguesit në mbledhjet e fundit.

Ministri i jashtëm turk në vlerësimin që u bën kontakteve dypalëshe në Iran tha se ishte pritur në takim nga Presidenti i këtij vendi, Ruhani, të cilit i përcolla mesazhet përshëndetëse të Presidentit Gyl dhe Kryeministrit Erdoan. Presim që Ruhani të vizitojë Turqinë në 17 dhjetor, shkruan Davutollu në Twitter.

Kurse në llogarinë në anglisht në Twitter Davutollu shkruante se pritet që Ruani ta vizitojë Turqinë me rastin e ceremonisë së Sheb-i Arusit (dita e dasmës dhe e lumturimit të Mevlana Xhelaledin Rumiut).

Në takimin që pata me Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif biseduam për marrëdhëniet dypalëshe dhe temat rajonale në përgjithësi dhe për Sirinë në veçanti, sqaron Davutollu, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Teheran kishte realizuar një takim edhe me Kryetarin e Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani.

“Kam bindjen se marrëdhëniet turko-iraniane do të përparojnë edhe më shumë pas arritjes së marrëveshjes bërthamore”, nënvizon Davutollu./trt/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit