Turqia do t’i dhurojë Pakistanit pjesë këmbimi dhe pajisje për avionët stërvitorë “T-37” me vlerë rreth 120 milionë lira turke (afro 35 milionë dollarë amerikanë)…
Turqia do t’i dhurojë Pakistanit pjesë këmbimi dhe pajisje për avionët stërvitorë “T-37” me vlerë rreth 120 milionë lira turke (afro 35 milionë dollarë amerikanë).
“Marrëveshja e Donacionit për Pjesët e Këmbimit dhe Pajisjet e Avionit T-37” ndërmjet Turqisë dhe Pakistanit u publikua të shtunën në numrin e përsëritur të Fletores Zyrtare.
Kjo marrëveshje, firmosur ndërmjet dy shteteve në Ankara, më datë 9 mars 2017, përfshin gjithashtu parimet dhe procedurat në lidhje me dhurimin e pjesëve të këmbimit dhe pajisjeve të avionëve stërvitorë “T-37”, të cilët janë në inventarin e Forcave Ajrore të Turqisë, Forcave Ajrore të Republikës Islamike të Pakistanit.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, e cila hyri në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, pjesët e këmbimit dhe pajisjet e avionëve “T-37” në inventarin e Forcave Ajrore të Turqisë, me vlerë totale 119 milionë e 396 mijë e 245 lira turke, do t’i jepen ushtrisë pakistaneze në formë donacioni.
Të gjitha pjesët e këmbimit dhe pajisjet në fjalë do t’i dorëzohen autoriteteve të Ambasadës së Pakistanit në Ankara ashtu siç janë të depozituara dhe me gjendjen aktuale në Komandën 2. Kryesore të Bazës Reaktive në Çigli të Izmirit.
