19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Turqia arreston mbi 40 spiunë të dyshuar të Mossadit, ndiqnin palestinezët

Më të lexuarat

Në operacionin e shërbimit sekret dhe policisë turke u arrestuan dhjetëra persona nën dyshimin se spiunonin qytetarët dhe organizatat palestineze në Türkiye te Mossadi izraelit.

Forcat turke të sigurisë arrestuan 44 persona të dyshuar për spiunimin e qytetarëve palestinezë, institucione dhe organizata joqeveritare palestineze për shërbimin sekret të Izraelit, Mossad.

Të dyshuarit u kapën në një operacion antiterrorist, të organizuar nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) dhe Policia e Istanbulit, raportuan mediat turke të mërkurën.

Duke u paraqitur si të punësuar në një kompani konsulore jashtë Istanbulit, të dyshuarit jepnin informacione për palestinezët në Türkiye te Mossadi, në këmbim të parave.

Ky informacion më pas përdorej nga Mossadi për të nisur fushata të kërcënimit dhe shpifjeve ndaj palestinezëve në rrjetet sociale.

Izraeli nuk u është përgjigjur akuzave.

Themelues i një kompanie detektivësh

Mes të arrestuarve ishte edhe themeluesi dhe presidenti i Shoqatës së Detektivëve Privatë, Ismail Yetimoglu, raporton gazeta Sabah. Kompania u themelua në vitin 2007.

Ai dha betimin si detektiv privat në vitin 2003 pasi u pensionua nga puna e tij 23-vjeçare në shërbim civil, sipas uebfaqes të Kompanisë së Detektivëve Privatë Maviay, të cilin gjithashtu e themeloi Yetimoglu.

Uebfaqja thotë gjithashtu se ai organizon konferenca dhe seminare në evente të brendshme dhe kombëtare dhe jep ligjërata për “Teknikat dhe metodat e hulumtimit të detektivëve privatë” në një universitet shtetëror.

Operacioni vazhdon

Marrja në pyetje e të dyshuarve po vazhdon, ndërsa 7 prej tyre tashmë janë dërguar në burg. Forcat turke vazhdojnë kërkimin për 13 të dyshuar të tjerë.

Vitin e kaluar, MIT ndërmori një operacion të ngjashëm që rezultoi me arrestimin e 15 personave të dyshuar se janë pjesë e një rrjeti spiunimi për Mossadin. Ata gjithashtu kanë mbledhur informata për palestinezët që jetojnë në Türkiye.

Spiunët e arrestuar në atë operacion kishin marrë mijëra dollarë në këmbim të dosjeve speciale që i kanë krijuar.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit