13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Turqi, arrestohen 2 të dyshuar për planifikim të sulmeve me bomba në disa qytete të mëdha

Më të lexuarat

Policia turke ka arrestuar 2 të dyshuar në provincën Hatay për planifikim të sulmeve me bomba në disa qytete të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu mëngjesin e sotëm njoftoi se forcat e sigurisë kishin parandaluar 26 përpjekje për sulme terroriste në vend që nga fillimi i vitit ndërsa i fundit u parandalua sot.

Po ashtu është konfirmuar se terroristët e PKK/KPC/PYD/YPG të cilët kishin hyrë ilegalisht në Turqi ishin fshehur në një vilë në komunën Kirikhan të provincës Hatay.

Dy persona me origjinë siriane u arrestuan në operacionin e mëngjesit të sotëm, gjatë të cilit pati dhe përleshje të armatosur midis forcave të sigurisë dhe terroristëve. I arrestuari E.K. u plagos ndërsa bashkë me të u arrestua edhe M.K.

Theksohet se 2 terroristët dyshohen se kanë planifikuar sulme me bomba në disa qytete të mëdha dhe shtohet se operacionet anti-terroriste do të vazhdojnë.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit