11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Türkiye, rritet në mbi 36 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti i javës së kaluar

Më të lexuarat

AFAD tha se personeli i kërkim-shpëtimit i përbërë prej 253 mijë personash po punojnë aktualisht në terren

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Türkiye-s (AFAD) ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e javës së kaluar që goditën pjesën jugore të vendit është rritur në 36.187, raporton Anadolu.

Nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaraş janë prekur mbi 13 milionë njerëz në 11 provinca turke, përfshirë Adana, Adımayan, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, po ashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Türkiyen brenda më pak se 10 orë.

AFAD tha se personeli i kërkim-shpëtimit i përbërë prej 253 mijë personash po punojnë aktualisht në terren.

AFAD po ashtu tha se deri më tani të paktën 216.347 persona janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti.

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye-s njoftoi se një personel i huaj i përbërë nga gjithsej 7.098 persona nga 24 vende po vazhdojnë aktualisht përpjekjet e tyre në terren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit