Tüfenkci: Gjermania duhet të ndalë shantazhimin ndaj Turqisë

Më të lexuarat

Duke folur në panelin editorial të AA-së, ministri Tüfenkci, tha se metoda gjermane e shantazhimit të Turqisë është “e pamoralshme”

ANKARA (AA) – Ministri i Doganave dhe Tregtisë së Turqisë, Bülent Tüfenkci, të enjten i kërkoi Gjermanisë të ndalë shantazhin ekonomik ndaj Turqisë dhe porositi se Turqia nuk është një vend që nën trysni ulet në gjunj, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në panelin editorial të AA-së, ministri Tüfenkci, tha se metoda gjermane e shantazhimit të Turqisë është “e pamoralshme, dhe e padrejtë”.

Komentet e tij erdhën pas raporteve mediale se Gjermania po punon në mënyrë aktive për të shkurtuar fondet për Turqinë nga banka gjermane KfW, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ai tha se “Nëse kufizimet dhe presionet rriten kundër Turqisë nga Evropa, komuniteti i biznesit do ta reagoj kundër kësaj”.

Një pjesë e rëndësishme e investitorëve vijnë në Turqi nga Gjermania dhe vendet anëtare të BE-së, shtoi ai.

Ai pohoi se Evropa nuk i përmbushi angazhimet e saj ndaj Turqisë.

Anëtarja e BE-së, Gjermania është partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i Turqisë. Në vitin 2016, vëllimi i tregtisë dypalëshe tejkalonte 37 miliardë euro (43.72 miliardë dollarë) dhe investimet e huaja direkte gjermane arritën 13 miliardë euro (15.36 miliardë dollarë). Afërsisht 7.000 kompani gjermane aktualisht po punojnë në Turqi.

Duke folur për marrëdhëniet Turqi-SHBA, Tüfenkci tha se ato po shkojnë përmes vështirësisë.

“Turqia nuk është e kënaqur nga vëllimi i saj tregtar me SHBA-në, por Washingtoni zyrtar e di se Turqia nuk është vend me të cilin lehtë mund të heqë dorë nga marrëdhëniet”, tha ai.

Tüfenkci shtoi se Irani është një fqinj i rëndësishëm i Turqisë.

“Ne duam të arrijmë një objektiv tregtar prej 30 miliardë dollarësh me Iranin duke bërë pjesën tonë. Ne shpresojmë që ndërtimi i kufirit Kapikoy me Iranin do të finalizohet në vitin 2018”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit