Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për suspendimin e hyrjes së emigrantëve nga vendet myslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por vendet aziatike në të cilat Trump ka firma të veta dhe marrëdhënie biznesore duken s’do të preken nga ky censurim.
Udhëheqësi i SHBA-ve ka shkaktuar trazira të mëdha me deklaratat e fundit ku ka thënë se do ta bllokojë hyrjen e refugjatëve sirianë. Këtë ndalesë ai do e bëjë edhe për emigrantët nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni, transmeton ORAinfo.
Kurse vendet tjera myslimane në Arabinë Saudite nuk do të trajtohen njejtë nga presidenti i ri amerikan për shkak të lidhjeve të tij me disa firma në këto vende.
Kjo gjë ishte mohuar nga kabineti i tij duke thënë se SHBA-të nuk kanë bërë asnjë marrëveshje me Arabnië Saudite. /ORAinfo/
