11.6 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Trump në Rijad u takua me presidentin egjiptian

Më të lexuarat

Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Trump sot do të marrë pjesë në samitin në Rijad në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të 55 shteteve islame

KAJRO (AA) – Presidenti amerikan Donald Trump sot është takuar me homolugun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Trump sot do të marrë pjesë në samitin në Rijad në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të 55 shteteve islame.

Televizioni shtetëror egjiptian lajmëron se Trump me këtë rast tha se do të punojë në intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me Kajron zyrtare.

Televizioni po ashtu lajmëron se Trump paralajmëroi se së shpejti edhe zyrtarisht do të vizitojë Kajron, ndërsa pret edhe konfirmim të vizitës së paralajmëruar.

Muajin e kaluar Sisi vizitoi Uashingtonin dhe në Shtëpinë e Bardhë bisedoi me Trumpin mbi avancimin e marrëdhënieve bilaterale që në masë të madhe u reduktuan gjatë administratës së ish-presidentit amerikan Barack Obama.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit