20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Greqi, nismë për ndërtimin e varrezës muslimane në Athinë

Më të lexuarat

Gjithsej 34 deputetë nga partia në pushtet SYRIZA kanë dorëzuar një nismë në Parlament me kërkesë për ndërtimin e varrezës muslimane në rajonin e Atikas

GUMULCINE (AA) – Një grup deputetësh në Parlamentin e Greqisë ka ngritur nismë për ndërtimin e varrezës së parë muslimane në kryeqytetin e këtij vendi, Athinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 34 deputetë nga partia në pushtet SYRIZA kanë dorëzuar një nismë në Parlament me kërkesë për ndërtimin e varrezës muslimane në rajonin e Atikas në të cilën jeton bashkësia e madhe e emigrantëve muslimanë nga të gjitha pjesët e botës.

Duke treguar në faktin se Athina është i vetmi kryeqytet në Evropë në të cilën popullata muslimane nuk ka varreza të veta, me kërkesë të deputetëve theksohet se muslimanët e Athinës janë të detyruar që të vdekurit e tyre t’i varrosin në Thrakinë Perëndimore ose në vendet e origjinës, që kushton shumë.

Deputetët po ashtu nga ministritë dikasteriale kërkuan përgjigje në pyetjen nëse ekziston një plan për ndërtimin e varrezës muslimane ose ndarjen e një pjese të varrezave ekzistuese për nevojat e popullsisë muslimane.

Me kërkesë të qeverisë greke, organi më i lartë i Kishës Ortodokse Greke, San Sinod vitin e kaluar në Athinë donoi 20 dynymë të pronës së saj për nevojat e ndërtimit të varrezës muslimane, por realizimi i këtij plani është pezulluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit