24.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Trump: Financimi i ideologjive radikale; liderët e Lindjes së Mesme drejtuan gishtin nga Katari

Më të lexuarat

Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se gjatë vizitës së tij muajin e kaluar në Lindjen e Mesme liderët rajonalë i kanë sinjalizuar Katarin në lidhje me financimin e ideologjive radikale.

Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Danëlld Tramp (Donald Trump), deklaroi se gjatë vizitës së tij muajin e kaluar në Lindjen e Mesme liderët rajonalë i kanë sinjalizuar Katarin në lidhje me financimin e ideologjive radikale.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh të martën për krizën ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe përmes një postimi nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

“Gjatë udhëtimit tim të fundit në Lindjen e Mesme unë deklarova se nuk mund të ketë më financim të ideologjive radikale. Liderët drejtuan gishtin nga Katari – Shiko!”, u shpreh Presidenti Tramp nëpërmjet media sociale.

Ndërkaq, Emiri kuvajtian, Sheik Sabah Ahmad al-Xhabir al-Sabah, do të vizitojë Arabinë Saudite për të ndërmjetësuar në krizën me Katarin. Emiri i Kuvajtit pritet të ketë një takim me Mbretin saudit, Salman bin Abdulaziz.

Nga ana tjetër, mësohet se Greqia do të jetë përfaqësuesja diplomatike e Egjiptit në Katar.

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, shefi i diplomacisë egjiptiane, Samih Shukri, i ka telefonuar homologut të tij grek, Nikos Koxias, në lidhje me çështjen në fjalë.

Greqia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së ministrit Shukri dhe ka vendosur që Ambasada greke në Doha të marrë përsipër përfaqësimin diplomatik të Egjiptit në Katar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit