22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

“Trump do të shpallë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit”

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Tre zyrtarë të lartë të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë mbrëmë vonë konfirmuan se presidenti amerikan Donald Trump ka për qëllim të shpallë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit dhe të zhvendosë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump së shpejti do të urdhërojë Departamentin e Shtetit të fillojë përgatitjet për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem, por ky proces mund të zgjasë me vite, thanë zyrtarët e paidentifikuar.

Nga Shtëpia e Bardhë mbrëmë njoftouan se Trump do t’i drejtohet sot opinionit dhe do të shpallë vendimin e tij lidhur me Jerusalemin.

“Duhet kohë për të gjetur vendin për ambasadën e ardhshme, e cila do të plotësojë kushtet e sigurisë dhe aspekteve të tjera. Ndërtimi dhe hapja e një ambasade të re nuk është një punë e menjëhershme që mund të përfundojë menjëherë”, tha përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë.

Nga Shtëpia e Bardhë poashtu thonë se plani i Trump-it është në përputhje me të vërtetën historike dhe aspak në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

Plani i Trump-it tashmë ka provokuar reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos në botën islame.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dje paralajmëroi se ky veprim i SHBA-ve do të prodhojë pasoja të shumta të rënda, sepse Jerusalemi është vija e kuqe për muslimanët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit