15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Trump do të kërkojë 8.6 miliardë dollarë për sigurinë kufitare

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në buxhetin për vitin 2020 që do t’i paraqesë Kongresit do të kërkojë një financim prej 8.6 miliardë dollarësh për murin që ka planifikuar ta ndërtojë në kufirin me Meksikën dhe për shpenzimet tjera.

Sipas mediave amerikane ku si burime theksohen disa zyrtarë të afërt me qeverinë e Trumpit, pretendohet se Trump brenda javës do t’i bëjë një propozim të ri Kongresit lidhur me sigurinë kufitare.

Më tej pretendohet se Trump për ndërtimin e murit shumën 5 miliardë të 8.6 miliardë dollarëve ka planifikuar t’i marrë nga buxheti i Departamentit të Sigurisë Kombëtare ndërsa 3.6 miliardë dollarë nga buxheti për ndërtimin e strukturave ushtarake të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon).

Gjithashtu brenda propozimit të buxhetit është punësimi shtesë i 2.800 punonjësve të sigurisë për sigurinë kufitare si dhe punësimi i 100 gjykatësve të emigracionit për të përshpejtuar procedurat e emigracionit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, Nancy Pelosi dhe lideri i pakicës demokrate në Senat, senatori Charles Schumer në një deklaratë me shkrim në lidhje me pretendimet thanë se propozimi i buxhetit në fjalë nuk është i logjikshëm.

“Presidenti Trump, duke mbyllur qeverinë për mur të shtrenjtë dhe joefikas për të cilin thotë se do të paguhet nga Meksika, ka bërë të vuajnë miliona amerikanë dhe shkaktoi një kaos shumë të madh. Pasi pranoi humbjen kur Kongresi refuzoi financimin e murit ai ishte i detyruar të rihapë qeverinë. Do të përsëritet e njëjta gjë, nëse ai përpiqet ta përsërisë këtë. Ne shpresojmë që të ketë marrë mësim”, thuhet në deklaratë.

Ka tërhequr vëmendjen se shifra që Trump do të kërkojë është 6 herë më e madhe se buxheti që Kongresi ndan për projektet kufitare në dy vitet e fundit. Ndërsa buxheti në fjalë për vitin 2020 duhet të kalojë më parë në Kongres më 1 tetor, në të kundërtën do të vjen në rend dite sërish mbyllja e qeverisë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit