10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Tmerr pranë Kievit: helikopter bie mbi kopshtin e fëmijëve

Më të lexuarat

Sulm apo incident, shuhet ministri i Brendshëm ukrainas

Gjashtëmbëdhjetë persona, duke përfshirë dy fëmijë, u vranë kur një helikopter u rrëzua në Brovary në rajonin e Kievit.

Mes të vdekurve është ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës Denis Monastirsky dhe zëvendësi i tij.

Ministri dhe zëvendësi i tij ishin në helikopter me shtatë persona të tjerë që vdiqën, njoftoi Policia Kombëtare e Ukrainës.

“Në qytetin e Brovary-t, një helikopter është rrëzuar pranë një kopshti dhe një pallati banimi. Në momentin e tragjedisë në kopsht ndodheshin fëmijë dhe punonjës të institucionit. Të gjithë aktualisht janë evakuuar. Ka viktima”, shkroi në Telegram kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit, Alexei Kuleba.

Ndihmësi i Presidentit Zelensky konfirmoi rrëzimin e helikopterit.

Ai tha se po bëhen kontrolle për viktimat.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesën në flakë dhe thonë se një objekt i ngjashëm me një helikopter apo dron është rrëzuar pranë ndërtesës së kopshtit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit