19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Tmerr në SHBA, të shtëna me armë ndaj fëmijëve

Më të lexuarat

Të paktën katër persona, duke përfshirë një mësuese e dy nxënës, janë qëlluar me armë zjarri këtë të hënë në një shkollë fillore në jug të Kalifornisë, SHBA.

Më pas, autori besohet se ka qëlluar veten.

Shkolla “North Park” në qytetin e San Bernardino është mbyllur pas të shtënave që ndodhën në një klasë.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ka njoftuar policia.

Të shtënat janë shënuar pak pas orës 10:30 të paradites, me orën lokale.

Maria Garcia, nga departamenti i policisë së San Bernardino-s ka thënë për mediat amerikane se situata është vënë nën kontroll.

Ajo konfirmoi se, tre persona, dy nxënës dhe një mësuese janë plagosur, duke shtuar se edhe sulmuesi është plagosur gjithashtu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit