9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ti shërbesh nënës

Më të lexuarat

Ti shërbesh nënës
Bajazid Bistamiu filloi të shkollohej që në moshë të vogël.
Një ditë u kthye në shtëpi duke menduar kuptimin e një ajeti kur’anor, ajetin 14 të kaptinës Lukman, ku Allahu i Madhëruar urdhëron e thotë:
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”.
Nëna kur e pa në shtëpi e pyeti e merakosur pse ishte kthyer më heret se azkonisht.
Bajazidi iu përgjigj: “Në një ajet të Kur’anit fisnik që mësova, Allahu i Madhëruar më urdhëron që ti bindem Atij dhe ty. Ose do të shërbej gjithmon ty, ose më lerë të lirë që ta kaloj gjithë kohën duke i bërë ibadet Allahut”.
Nëna iu përgjigj: “Më ler mua dhe bëri ibadet Allahut”.
Që nga ai moment Bajazidi ai dedikoi veten Allahut dhe i bëri të gjitha që urdhëron Allahu pa prituar fare, por ai gjithashtu i shërbente edhe nënës së tij. Një dëshirë të vogël të nënës së tij e shihte si një urdhër të madh dhe nuk vononte t’ia plotësonte, sepse kështu ishte edhe urdhëri i Allahut.
Një natë të ftohtë dimri nëna përpara se të flinte i kërkoi ujë. Por, në shtëpi nuk kishte mbetur ujë, kështu që mori një enë dhe shkoi ta mbushë në çezme. Por, kur erdhi në shtëpi vuri re se nënën e ksihte zërë gjumi. I erdhi keq ta zgjonte nga gjumi. Kështu mbeti në këmbë me enën e ujit në dorë, pranë nënës që flinte.
Pas pak nëna u zgjua duke përshpëritur “Ujë, ujë”. Kur e pa se i biri po e priste në këmbë më enën e ujit në dorë e pyeti: “Përse qëndron në këmbë më enën e ujit në dorë?”
Bestamiu iu përgjigj: “Po prisja me enën e ujit në dorë që të të jap ujë sapo të zgjoheshe”.
Nëna e prekur nga veprimi i djalit ngriti duart dhe bëri këtë dua: “O Allah! Unë jam e kënaqur nga djali im. Edhe Ti kënaqu me të!”/islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit