9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Thaçi që arrestoi hoxhallarët, takohet me kryepeshkopët katolik!

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, pas takimit me homologun e tij gjerman, ka udhëtuar menjëherë për në Vatikan.

Ai që me mëngjes do t’i fillojë takimet zyrtare me kryepeshkopët katolikë të Vatikanit.

Siç mëson KosovaPress, takimin e parë zëvendëskryeministri Thaçi do ta ketë me Vincenzo Paglian, president i Këshillit Papnor të Selisë së Shenjtë për Familjen dhe peshkop emeritus i dioqezës së Terni-Narni-Amelia në Itali.

Pas Paglias, Thaçi do ta takojë edhe sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet në Vatikan, Paul Gallagher. E, pas tij, edhe prelatin katolik dhe kardinalin që shërben aktualisht si president i Komisionit Papnor të Vatikanit dhe kryetar i Governorates së Vatikanit, Giuseppe Bertello.

Gjithashtu, Thaçi do të ketë edhe një intervistë të gjatë për Radio Vatikanin.

Në shtator të vitit 2014, qeveria në ikje Thaçi, kishte arrestuar mbi 10 imam, me akuza të rënda të nxitjes së terrorizmit, e kjo është llogaritur turpi më i madh i kësaj qeverie. Ata imam të gjithë janë të lirë dhe të gjitha akuzat kundër tyre kanë rënë poshtë.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit