1.
Sonte ishte teravia e fundit e këtij muaji t’bekuem për këtë vit.
Nuk e di a keni dit se fjala ‘teravi’ rrjedh nga gjuha arabe “التراويح”/terâvih, e kjo nga rrënja ر-و-ح/r-w-h që ka kuptimin ‘me pushu’. Prej kësaj është edhe fjala راحة e cila përdoret edhe në shqip ‘rehat’.
Apo, ndoshta ju kujtohet rasti kur i dërguari i Allahut alejhissalatu uesselam i kishte thënë Bilallit “أرحنا بها يا بلال”/erihnâ bihâ jâ Bilâl (Na qetëso/na rehato me të/me namaz, o Bilall).
Pra, teravisë i kanë thënë kështu sepse besimtari qetësohet e rehatohet në të me qëndrim para Allahut dhe dëgjim të gjatë të fjalës së Tij.
2.
Vetëm ata të cilët e kanë përjetu këtë ndjenjë të rrallë të përkushtimit, të cilët i kanë shiju ato momente të veçanta të adhurimit dhe meditimit, e kuptojnë mirë çka dua të them dhe nga thellësia e shpirtit dëshirojnë e lakmojnë sikur këto momente të mund të zgjasin ende.
Mandej, shija është derexhe-derexhe.
Ata të cilët, krahas kësaj, kanë arrit edhe të kuptojnë leximin e gjatë të Kur’anit në namazin e teravive dhe atë të natës, janë tjetër nivel.
Është ndjenjë e papërshkrueshme dhe me shumë emocione kur gjatë namazit besimtari arrin me kuptu dhe me meditu mesazhet e Allahut që i dëgjon nga imami.
3.
“Njeriu ka prej namazit të tij aq sa është aty” – thotë Ibn Abasi radijallahu anhu.
Çka domethënë kjo?
Domethënë “Shpërblimi i namazit tënd është në proporcion të përqendrimit dhe meditimit tënd gjatë faljes së namazit”.
Kuptimi i ajeteve/sureve të cilat i lexon dhe i dëgjon, e nga mesazhet e tyre të rrjedhin edhe lotë, janë mbase elementi kryesor i shtimit të përqendrimit, përkushtimit dhe përulësisë në namaz.
4.
Nuk e kam personalisht me asnja. Dhe kisha dasht që t’mos preket askush.
Allahun e kam dëshmitar që thjesht digjem prej dëshirës për me ngrit nivelin e fetarisë, konkretisht kuptimin e fjalës së Allahut nga burimi, e pastaj jetesën duke ndjek këtë busull.
Kjo vaki ka ba vaki para disa ditëve. Pas iftarit, u ulëm me pi çaj me disa vllazni.
Njani prej tyne që jeton n’Suedi, filloi me tregu për ni suedez i cili kur hyn n’Islam, e ndërron tërësisht jetën e vet dhe mas pesë viteve bahet hafuz, i mëson kiraetet, e përvetëson gjuhën arabe, e çkamos tjetër.
Sikur priste prej meje ni koment.
I thashë:
“Dost, ata ecin sipas programit, me kauzë t’qartë. Hapa t’vegjël dhe shumë përnime, sipas parimit ‘you have one job to do’, prandaj edhe e sosin n’fund.
Na, i thashë, për fat t’keq, shëtisim anej-knej, i marrim përniherë 20 programe përsipër edhe asnja nuk e sosim”.
Keq valla, m’tha.
Keq, boll!
Me shumë sinqeritet që iu vërejt edhe n’fytyrë, me dhimbje e me keqardhje e përshkrujke veten duke thanë: “N’fillim t’sures Kasas, mirë po shkon, e kuptoj deridiku se për çka po flitet, por mandej m’hup topi, edhe veç kur e shoh veten tuj menu për Real Madrid”.😪
Kur nuk je duke kuptu n’namaz se për çka është muhabeti, janë gjasat tepër t’mëdha me t’shku mendja te Reali, NBA, Netflix, çaj rusi, Maldive, bakllava, Sony PS5 …
5.
Ky ramazan eci.
Nuk ia vlen me qajt për qumështin e derdhun, por ama munesh me u përpjek ‘pak’ që mos me t’u derdh n’ramazanin tjetër.
Vjen sahora!
Jahja Hondozi
