19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Tentuan të hynin në Kosovë me test të falsifikuar për COVID-19, arrestohen tre persona në Bërnjak

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në pikën kufitare në Bërnjak, pasi që të njëjtit tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar për COVID-19.

Gjatë intervistimit të dyshuarave të njëjtit kanë pranuar se testet i kishin të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.null

Rastet e plota sipas policisë:

FALSIFIKIM DOKUMENTI

• SGP. Bërnjak 04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• SGP. Bërnjak (NN) 04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit te dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• SGP. Bërnjak 04.09.2021 – 17:35. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit