Muzeu Britanik në Londër ka hequr emrin “Palestinë” nga disa prej hartave dhe materialeve të tij informuese për Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj mendimeve të disa vizitorëve dhe grupit “Avokatët Britanikë për Izraelin”, pro Tel Avivit dhe me seli në Britani, sipas Middle East Monitor.
Gazeta The Telegraph konfirmoi se disa harta dhe tabela që përdornin termin “Palestinë” janë rishikuar dhe termi është hequr.
Grupi kishte dërguar një letër drejtorit të muzeut, Nicholas Cullinan, në të cilën thuhej se përdorimi i emrit “Palestinë” në mënyrë retrospektive për të gjithë rajonin për mijëra vjet “fshin ndryshimet historike dhe jep një përshtypje të gabuar të vazhdimësisë”.
Gazeta po ashtu vuri në dukje se është kundërshtuar edhe përshkrimi i Hiksosëve, të cilët kanë origjinë nga Delta e Nilit në periudhën midis viteve 1700 dhe 1500 para erës sonë, si “me origjinë palestineze”, dhe përshkrimi është ndryshuar në “me origjinë kananite”.
