17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Të premten në Shkup protesta kundër dhunës në Egjipt

Më të lexuarat

Të indinjuar nga masakrat në Egjipt, në të cilën po ushtrohet dhunë makabre ndaj popullit dhe vullnetit të tij paqedashës , “KËSHILLI I OJQ-ve KUNDËR DHUNËS NË EGJIPT”, organizon protestë për ngritjen e zërit të arsyes në mbrojtje morale të vlerave elementare njerëzore të popullit të Egjiptit.

Protesta do të realizohet në Çarshinë e Vjetër, në sheshin para xhamisë “Murat Pasha”, më datë 23.08.2013 ( e premte), me fillim në ora 14.00,

Kjo protestë do të jetë nën organizimin e shoqatave :
“Albislam”, “Ardhmëria”,“Ensar”, Fondacioni “NUN”, Fondacioni “Renova”,”El-Kalem”, “Forumi Rinor Islam”, “Kalliri i Mirësisë”, “Klubi ELITA”, “Kopru”, “Legis”, “Merhamet”, “QMBI”, “Thesari Islam”, “Thirrja Islame”, “Vizioni-M”, “Vllaznia”,”Unioni Studentor Shqiptar”, “Edu Nisa”.
Pjesëmarrja në koorganizim është e hapur për të gjitha OJQ-të të interesuara në përkrahjen e protestës në fjalë.

Në Egjipt Puçi ushtarak ka bërë masakër ndaj protestuesve në sheshin Rabia, ku numri i të vrarëve ka arritur shifra të mëdha. Në shenjë proteste, në të gjithë botën ka nisur kampanja “R4BIA”, e cila është në mbështetje të Vëllezërve Musliman/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit