16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Të mbijetuarit nga sulmi në Florida kërkojnë kontroll të armëve

Më të lexuarat

Nxënësit që i mbijetuan sulmit në shkollën e mesme në Parklend në Florida, njoftuan se do të shkojnë në Uashington, ku do t’u kërkojnë politikanëve të rritin kontrollin e armëve.

Organizatorët kanë thënë për mediat amerikane, se janë të vendosur që të ngritin zërin dhe të kërkojnë që sulmi në Florida të jetë një moment historik për të folur për armët në nivel kombëtar, raporton BBC, transmeton kp.

Në sulmin që u krye këtë javë në shkollën e mesme në Florida, kanë humbur jetën 17 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Sulmi është kryer nga një ish-nxënës i kësaj shkolle.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit