7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Të konsiderova fisnik por…

Më të lexuarat

Arabët e lashtë, kur shtronin ndonjë gosti për dasma e sebepe familjare, si ushqim kryesor ishte buka që mbështillte një copë mishi. Ndonjëherë, kur i zoti i shtëpisë vërente se numri i miqve ishte më i madh se sasia e mishit, në vend të mishit fuste një copë bukë tjetër dhe këtë sasi ia jepte personave që shquheshin për fisnikëri dhe ruajtje të nderit të tjetrit, atyre që nuk ia bënin llaf lart e poshtë.
Një herë, një person kishte ftuar shumë njerëz për gosti dhe vuri re që personat e ardhur ishin më shumë sesa sasia e mishit që kishte përgatitur. Me sy i identifikoi fisnikët e pafjalë dhe atyre u shpërndau bukën e mbështjellë me bukë. Ata e merrnin racionin e tyre, e pikasnin dhe e konsumonin pa bërë zë.

Veçse, njëri nga të ftuarit dhe që ishte konsideruar si fisnik, nuk doli fare i tillë. Me të pikasur se racioni i tij nuk përmbante asnjë fije mishi, ai e thirri në emër:”O filan! Racioni im ska fije mishi more burrë! Veç bukë e thatë!”
I zoti i shtëpisë u zu ngushtë dhe iu përgjigj:”Ke të drejtë o mik, sepse të konsiderova fisnik.”

Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit