17.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Tanket turke mbërrijnë në kufirin me Sirinë dhe Irakun

Më të lexuarat

Autokolona ushtarake me tanke dhe autoblinda ka mbërritur në qytezën kufitare Silopi.

Autokolona ushtarake me tanke dhe autoblinda ka mbërritur në qytezën Silopi të Shërnakut (Şırnak). Destinacioni i autokolonës është zona kufitare me Sirinë dhe Irakun.

Një numër i madh i Transportuesve të Avancuar të Blinduar për Personel (GZPT) dhe Transportues të Blinduar për Personelin (ZPT) të nënkomandës së Brigadës së 28-të të Mekanizuar të Këmbësorisë në Çankërë (Çankırı) si dhe mauna të ngarkuara me tanke për momentin janë vendosur në kazermën “Sehit Ercument” të Komandës së Brigadës së 172 të Blinduar, që ndodhet 10 km larg qytezës.

Gjatë kalimit në qytezë autokolona u shoqërua nga ekipet e policisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit