Dikur proksi i çmuar i Islamabadit, talibanët tani po ndërtojnë vetë politikën e tyre të jashtme dhe është brutale.
Pas viteve të përleshjeve në kufi, shpërthimeve militante dhe përballjeve me refugjatë, sundimtarët e Afganistanit po e presin lidhjen me Pakistanin.
Partnerët e tyre të rinj? India, Rusia dhe Kina.k
Moska bëri lëvizjen e parë të guximshme – këtë verë njohu zyrtarisht qeverinë talibane.
India po ndjek nga pas, duke rihapur ambasadën e saj në Kabul dhe duke testuar diplomacinë e qetë.
Pekini po sillet rreth tyre, duke ofruar para dhe rrugë në këmbim të qetësisë përgjatë kufirit të tij perëndimor.
Për Pakistanin, kjo është një pasojë e hidhur gjeopolitike që po e vuan pas dekadash. Talibanët që ai ndërtoi nuk i përgjigjen më thirrjeve të tij – dhe së shpejti mund të negociojnë mbi kokën e tij.
Ekujlibrat e fuqisë në Azinë Jugore sapo u përmbysën – dhe kësaj radhe, Islamabadi nuk i ka letrat në dorë.
Burimi: IISS, Reuters, Europarl, @clashreport
