10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Takimi për Asociacionin, ambasadori gjerman: E rëndësishme që diskutimet për këtë çështje të ecin përpara

Më të lexuarat

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se është shumë e rëndësishme që diskutimet për formimin e Asociacionit të shkojnë përpara.

Duke rishpërndarë deklaratën e zyrtarit amerikan, Derek Chollet për këtë çështje, ambasadori Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht.

“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin. Është mirë të dëgjosh se ministri i Kosovës, Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar për Asociacionin më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde.

I fully agree: It is very important to move the discussion on ASM forward. Good to hear that Kosovan Minister Nenad Rasic has confirmed his participation in the planned ASM discussion on Jan 31 at the @USEmbPristinahttps://t.co/wHs8OzdyzV

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 25, 2023

Zyrtari amerikan Derek Chollet ka biseduar përmes telefonit me Kurtin, të cilit i ka kërkuar të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne diskutuam gjithashtu për rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut me Serbinë dhe nevojën që serbët e Kosovës të kthehen në institucione”, ka deklaruar  Chollet.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ambasada ka njoftuar se në këtë takim janë ftuar një grup divers i liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve.

Ambasada ka thënë se synim i saj është “të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit