13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Takimi i OBI në Malajzi do të fokusohet në muslimanët Rohingya

Më të lexuarat

Seanca e jashtëzakonshme e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të enjten do të përqendrohet në muslimanët Rohingya, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës, takimi në Kuala Lumpur të Malajzisë do të përqendrohet në krizën humanitare me të cilën po përballen muslimanët Rohingya pas dhunës që shpërtheu më 9 nëntor në pjesën veriore të shtetit Rakhine në Mijanmar.

Turqia do të përfaqësohet nga zëvendësministri i Jashtëm Ahmet Yildiz, bënë të ditur ministria.

Turqia do të trajtojë situatën e muslimanëve që jetojnë në Mijanmar me “kujdes maksimal”, thuhet në deklaratë, duke kujtuar se ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu vizitoi shtetin Rakhine, gjatë një vizite zyrtare në Mijanmar më 13-14 qershor 2016, duke takuar anëtarët e komunitetit musliman atje.

“Ndihma humanitare që Turqia ka dhënë për Mijanmarin nëpërmjet Agjencisë turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe situatave Emergjente (AFAD) arrin në 13 milionë dollarë që nga nëntori i vitit 2012”, thuhet më tej në deklaratë.

Të martën, një tubim i muslimanëve në një qytezë të Mijanmarit u anulua për shkak të protestës nga një grup nacionalist budist, me çka shënon shqetësimin e dytë të tillë në vend gjatë këtij muaji./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit