19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Ta duash Shqipëri si…Tanzania!

Më të lexuarat

Fenomeni në vendin e njohur afrikan për t’u patur zili, në Shqipëri e Ballkan

Popullsia e Tanzanisë është rritur me gati 40 për qind në 10 vjet në 61.7 milionë, tha presidenti i vendit, duke theksuar se kjo rritje e shpejtë e popullsisë është një barrë për shpërndarjen e burimeve.

Popullsia e vendit të Afrikës Lindore u rrit nga 44.9 milionë në më shumë se 60 milionë, një rritje mesatare vjetore prej 3.2 për qind, sipas shifrave të fundit të regjistrimit të publikuara nga Samia Suluhu Hassan nga kryeqyteti Dodoma.

“Një popullsi e tillë mund të mos jetë problem i madh për një vend të madh si i yni, por është një barrë kur bëhet fjalë për ndarjen e burimeve dhe ofrimin e shërbimeve sociale”, shtoi presidenti.

“Ne kemi nevojë për strategji zhvillimi në mënyrë që të ofrojmë shërbime për njerëzit,” tha ai, duke vënë në dukje se popullsia e vendit pritet të arrijë në 151.2 milionë deri në vitin 2050.

Kryeqyteti financiar Dar es Salaam është gjithashtu në prag të shndërrimit në një nga qytetet më të populluara të Afrikës.

Sipas një raporti të Bankës Botërore të publikuar në vitin 2019, Dar es Salaam është “një nga qytetet me rritje më të shpejtë në Afrikë dhe, me një normë rritjeje prej 6.5%, pritet të arrijë në 10 milionë banorë deri në vitin 2030″.

“Për shkak të kësaj rritjeje të shpejtë, qyteti përballet me probleme serioze të lëvizshmërisë, të cilat përkeqësohen nga rrjeti i papërshtatshëm rrugor”, thuhet në raport.

Dhe ndërsa lexon këtë lajm mbi këtë zhvillim në vendin e njohur afrikan, mendon mbi tkurrjen e popullsisë në Shqipëri, ndonëse jo vetëm aty por në të gjitha Ballkanin, si pasojë e uljes së natalitetit, por më së shumti e një vale emigrimi të pajohur deri më sot, në trajtën e një psikoze kolektive.

Në këtë aspekt, duke e trajtuar ikjen si një lloj lufte me pasoja, konteksti e do që “ta duam Shqipërinë”, për momentin jo si Europa por “si Tanzania”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit