8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Sulmet izraelite dëmtojnë infrastrukturën në Rripin e Gazës

Më të lexuarat

Sulmet e avionëve të ushtrisë izraelite mbrëmë në Gaza kanë dëmtuar infrastrukturën e enklavës e cila tashmë mbi një dekadë po vuan nga një bllokadë e rëndë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e sulmeve është shkatërruar tërësisht depoja e ujërave të reshjeve dhe është shembur një rrugë kryesore, ndërsa po ashtu janë shkaktuar dëme në vlerë prej 50 mijë dollarësh, tha për AA Remzi Ehl, drejtori i përgjithshëm i Ujit dhe Kanalizimit në Bashkinë e Gazës.

Ai tha se në depo mblidheshin të gjitha ujërat e reshjeve nga vende të ndryshme në perëndim të Gazës dhe shtoi se shumë zona tani mund të përmbyten në rast të paraqitjes së shtypjes së ulët atmosferike.

Kujtojmë që Izraeli në orët e natës ndërmori sulme ajrore ndaj disa pikave në jug të Rripit të Gazës, ndërsa nuk u raportua për viktima si pasojë e tij.

Rripi i Gazës nga viti 2007 vuan nga një bllokadë e rëndë izraelite që ka paralizuar jetën dhe ka dobësuar ekonominë e kësaj enklave bregdetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit