7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sulm me bombë ndaj delegacionit turk në Somali

Më të lexuarat

Përmbajtja

Delegacioni turk në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë është bërë pre e një sulmi me autobombë. Sulmi është organizuar në prag të vizitës, që Presidenti Erdogan do të realizojë në këtë vend.

 

Në një prononcim për agjencinë britanike të lajmeve, Reuters, policia somaleze njofton se sulmi vetëvrasës është kryer me një makinë të ngarkuar me lëndë plasëse, në hyrje të hotelit, ku akomodohej delegacioni turk, por pa shkaktuar viktima në radhët e tij.

Kurse drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Mehmet Gulluoglu, thekson se “mund të ketë të vrarë dhe të plagosur në radhët e qytetarëve somalezë”.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhet sot në Etiopi, në kuadrin e një turneu në vendet e Bririt Afrikan, do të kalonte në Mogadisho pas një vizite të premten në Xhibuti, sipas programit të publikuar nga Zyra e Shtypit të Presidencës së Republikës së Turqisë.

Në qershor të vitit 2013, në shënjestër në një sulmi vetëvrasës ka qenë edhe Ambasada e Turqisë në Mogadisho, ku si pasojë ka rënë në krye të detyrës Sinan Yilmaz, një oficer i policisë turke me mision në kryeqytetin somalez. Autorësia e këtij sulm është marrë përsipër nga Lëvizja e Muxhahidinëve të Rinj, njohur shkurtimisht si Al-Shabaab dhe me lidhje të ngushta me organizatën terroriste Al-Kaida, e cila asokohe shprehej e shqetësuar nga mbështetja, që Turqia i jepte Somalisë.

Një vit më pas, një tjetër qytetar turk, Sadettin Dogan, i cili ishte shef i sigurisë në zyrën e Linjave Ajrore Turke në Mogadisho, ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit