10.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Suleyman Soylu: Nuk lejojmë që lojërat e pista të luhen në Turqi

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm, Sylejman Sojllu (Süleyman Soylu) bëri të ditur se vrasësit, të cilët vranë 305 persona në sulmin ndaj një xhamie në Egjipt, janë të njëjtë me terroristët e PKK-së dhe YPG-së.

Në një fjalim të mbajtur në qytetin Trabzon të Turqisë, ministri Sojllu tha se “Para syve të botës në Lindjen e Mesme është duke u vënë në skenë një lojë e pistë”.

Sojllu reagoi ndaj standardeve të dyfishta të botës perëndimore me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorit.

“Kjo që ndodh sot është ajo që nuk e shikon perëndimi, i cili përkrahë haptazi terrorin. Terroristët e PKK-së, të PYD/YPG-së që janë fraksion i saj në Siri apo ndonjë terroristë tjetër, i cili kryen akte të terrorit në mes të Evropës, nuk kanë dallim prej njëri-tjetrit”, bëri të ditur ministri Sojllu.

Ministri turk preku edhe në lidhjet mes PKK-së dhe PYD-së dhe vijoi me këto fjalë: “Ata hynë në Rakka dhe PKK-ja dhe DAESH-i shtrënguan duart mes tyre dhe e gjithë kjo lojë e pistë ndodhi në sytë e botës, e cila nuk reagoi në asnjë mënyrë”.

Ministri i Brendshëm në mes tjerash shtoi se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që këto lojëra të transferohen edhe në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit