11.3 C
Pristina
Wednesday, May 29, 2024

Suedi, Jackson dënohet me 2.5 vjet burg për sulmin në një shkollë muslimane

Më të lexuarat

Hugo Ahlfors Jackson, 15-vjeçari i cili plagosi një mësues në një sulm racist në një shkollë të mesme në Suedi është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jackson, i cili organizoi një sulm racist në shkollë më 18 gusht dhe donte të vriste studentë dhe mësues muslimanë u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg në seancën e vendimit të çështjes në Gjykatën e Qarkut Lund.

Në deklaratën nga gjykata mësohet se sulmuesi është dënuar për 9 vepra penale të goditjes me thikë të mësuesit 40-vjeçar dhe kërcënimit me armë dhe thikë ndaj nxënësve dhe mësuesve të shkollës.

Në deklaratë theksohet se u vendos që mësuesit dhe studentët të dëmshpërblehen me 480 mijë krona.

Duke u mbrojtur në gjykatë, sulmuesi tha se ai mori si shembull racistin, Brenton Tarrant, i cili sulmoi një xhami në Zelandën e Re dhe vrau 51 persona dhe se ai donte të vriste studentët dhe mësuesit muslimanë në shkollën e mesme Kalleberg në të njëjtën mënyrë dhe tha se është penduar për këtë gjë.

Jackson, i cili hyri në shkollën e mesme Kalleberg në qarkun Eslöv të rajonit Skone të Suedisë më 18 gusht me një armë automatike, pistoletë dhe thikë, kërcënoi studentët dhe mësuesit me një helmetë motorike dhe kamerë në kokë ku theri një mësues 40-vjeçar.

Jackson, i cili transmetoi drejtpërdrejt ngjarjen në llogarinë e tij në rrjetet sociale, thoshte “Vdekje muslimanëve”. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit