Stuhia tropikale Fengshan në Filipine preku mbi 130 mijë persona

Më të lexuarat

Stuhia goditi rajonet veriore dhe qendrore të vendit, sipas autoriteteve, duke lënë të vdekur 7 persona dhe 2 të zhdukur.

Stuhia tropikale Fengshan u largua nga Filipinet të hënën në mëngjes, duke lënë pas përmbytje të gjera dhe duke prekur mbi 130 mijë njerëz pas disa ditësh me reshje të dendura dhe erëra të forta, raportojnë mediat lokale.

Sipas Këshillit Kombëtar për Reduktimin e Rreziqeve dhe Menaxhimin e Fatkeqësive (NDRRMC), të paktën shtatë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u zhdukën pasi stuhia, e njohur lokalisht si “Ramil”, goditi pjesën veriore dhe qendrore të vendit, shkruan e përditshmja angleze Philstar.

Në total, 37.825 familje, ose 133.196 individë, u prekën nga stuhia në nëntë provinca dhe 35 qytete e komuna.

Të paktën 13.710 persona u zhvendosën, prej të cilëve 7.511 po strehohen në 166 qendra evakuimi, ndërsa 6.199 të tjerë janë sistemuar në vende të tjera.

Filipinet janë të prirura ndaj stuhive tropikale, me mesatarisht 20 tajfune që prekin territorin e vendit çdo vit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit