7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Studenti mysliman nderohet pasi ishte bërë shkak per shpëtimin një familjeje në Amerikë

Më të lexuarat

Administrata e zjarrfikësve të qytetit Michigan në Amerikë, i ka dhënë dekoratën e trimërisë, një studenti mysliman nga Arabia Saudite, pasi ishte bërë shkak per shpëtimin një familje amerikane nga vdekja.

Ai kishte ndërhyrë duke e shuar zjarrin vetë, duke mos pritur zjarrfikësit.
Muhamed Raxhih Shehrani, një student në magjistraturë në universitetin e Michiganit, tregon se ishte duke ngrënë darkën kur kishte dëgjuar britma për ndihmë. Menjëherë ai ishte ngritur dhe kishte parë se në godinën përballë, një banesë kishte marrë flakë. Ai kishte zbritur dhe menjëherë kishte hapur derën e shtëpisë që kishte marrë flakë. Pasi i kishte nxjerrë familjarët, ai kishte marrë bombolën kundër zjarrit dhe kishte arritur ta fikë atë, para se të vijë zjarrfikësi. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit