13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Stili i udhëtimit të Muslimanit Produktiv!

Më të lexuarat

Ky shkrim i sotshëm ka të bëjë me mënyrën e udhëtimit të Muslimanit Produktiv! Si mund të arrini më së miri ta shfrytëzoni kohën në ato orë të gjata në rrugë në mënyrë që më të vërtetë ato të shtojnë vlerën e jetës tënde (dhe botës tjetër) në vend që ta pakësojnë atë! E tërë kjo varet prej faktit se cilin mjet të udhëtimit ju e përdorni (dhe më besoni, unë kam përvojë me të gjitha).

Më poshtë keni një ndarje se çka mund të bëni në secilin lloj të mjetit të udhëtimit. Por para se të dalim tek ajo, disa para-rekuizita (parakushte):

1. Kur del nga shtëpia jote, mbaje mend lutjen e largimit nga shtëpia Bismilah tewekeltu al-Allah we la hawle we la kuwete il-la bil-lah “Me emrin e Allahut, mbështetem tek Allahu, nuk ka forcë e as fuqi përveç se me Allahun“

Allahumme innii e‟udhu bike en ezil-le ew uzel-le ew edil-le ew udal-le ew adhlime ew udhleme ew exh-hele ew juxh-hele alejje. “O Allahu im, kërkoj mbrojtje tek Ti që të mos e humbë dikë apo të mos më humbin, dhe të mos devijoj dikë apo të mos më devijojnë, dhe të mos shtyp dikë e as mos të më shtypin, e as të mos sillem si i pamend e as të mos më trajtojnë si të pamend.”

2. Mbaje mend lutjen kur e nget mjetin e udhëtimit: Bismilah, Elhamdulilah, Subhanel-ledhii seh-hara lene haadhe, we ma kunna lehuu mukriniin, we in-naa ilaa rab-binaa le-munkalibuun. “Me emrin e Allahut, të gjitha Lavdërimet i takojnë Allahut. I pa të meta është Ai, I Cili na ka nënshtruar neve këtë (transport) për shërbimin tonë, ndërsa ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë vetë, dhe tek Zoti jonë është kthimi përfundimtar.”

3. Investo në një “mp3 player” të mirë. Për shembull, një “mp3 player” me funksionet A-B ose një “iPod Touch”/ “iPhone” me aplikacionin për Kuran të instaluar në të. (Në website-in tonë ke një udhërrëfyes se si ta islamizosh pajisjen tënde për dëgjim të audiove). Pasi që ti keni rregulluar gjërat e lartcekura, këtu i keni ca gjëra-për-ti-bërë gjatë udhëtimit në cilëndo prej mjeteve për udhëtim: Biçikletë: Gjërat që mund ti bëni gjatë ngasjes së biçikletës:
Memorizo Kuranin: Duke përdorur “mp3 Player”-in tënd me funksionalitetet A-B ju mund të caktoni se në cilën pjesë do të fillojë të luaj MP3-shi juaj, dhe në cilën pjesë do të përfundojë, e pastaj e programoni përsëritjen e saj. Kjo do të thotë se ju mund të zgjidhni një sure të Kuranit dhe të caktoni se në cilin ajet të fillojë këndimi dhe në cilin ajet duhet të ndalet, e pastaj i përsërit këto ajete sa herë që dëshiron. Rezultati: Mësimi përmendësh i një grupi të ri të ajeteve! Ditën tjetër, vazhdo me grupin tjetër të ajeteve dhe përsërite këtë proces gjatë gjithë kohës së ngasjes së biçikletës. (Për të funksionuar kjo me të vërtetë, ju sugjeroj që së pari ti mësoni ajetet përmendësh në shtëpi, më së miri është pas namazit të Sabahut, e pastaj i dëgjon ato gjatë rrugës për në punë dhe prapa). Këto pajisje mund të funksionojnë shumë mirë nëse përdorim programin “iQuran Pro”. Një udhërrëfyes hap pas hapi se si ta përdorni “iQuran” e keni në website-in tonë).

4. Medito rreth krijimit të Allahut: Pjesa më e pëlqyeshme për mua gjatë ngasjes së biçikletës është meditimi rreth krijimit të Allahut: qiejt, toka, malet, dhe panorama që na rrethon neve, me të vërtetë më përkujtojnë ajetin

“Me të vërtetë në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (3:190)
Për të medituar në mënyrën më efektive, ju sugjeroj që të përdorni një hartë dhe të niseni herët për në punë në mënyrë që të shkoni nëpër rrugë të ndryshme çdo ditë, ose ta shfrytëzoni rastin të silleni përreth parkut tuaj favorit ta paktën një herë para se të arrini në punë. Duke thithur ajër të pastër dhe duke i zbavitur sytë me natyrën është një kënaqësi absolute e cila ta rregullon disponimin tënd për tërë ditën.

5. Përkujtoje Allahun: Në lidhje me të lartpërmendurat, thjeshtë të shqiptuarit e fjalëve “SubhanAllah, Elhamdulilah, La ilahe il-Allah, Allahu Ekber” ose çfarëdo lutje ose përkujtim i Allahut është një mënyrë me të vërtetë produktive dhe shpërblim-prurëse e shfrytëzimit të udhëtimit. Kjo të lidh ty me Ahiretin (Botën e ardhshme), të bën të fokusohesh në pamjen e plotë të jetës pas kësaj bote dhe të përkujton se kënd je duke e adhuruar. Mënyrë e mrekullueshme për të filluar ose mbaruar ditën tënde.

5. Ushtrimet: Ngasja e biçikletës është një stërvitje natyrale, kështu që jo vetëm që je duke udhëtuar por njëkohësisht je duke ushtruar! Këshilla ime e vetme këtu është të sigurohesh që vendi yt i punës të ketë një banjë për të bërë dush (të pastrohesh/dhe natyrisht mos harro të mbash me vete një palë tesha!)

6. Vetura: Nëse je duke vozitur veturën ti mund ti zbatosh të gjitha gjërat që i cekëm më lart (përveç pjesës rreth ushtrimeve) plus këto në vijim:

7. Audio-libra/Ligjërata/Kurse/Seri ligjëratash: Unë vetëm sa kam rizbuluar kënaqësinë e të mësuarit përmes të dëgjuarit me pajisjen time të lidhur me pajisjen e radios së veturës. Unë mund të dëgjoj çfarëdo audio-libri, ligjërate, kurse islame mp3, ose seri ligjëratash të cilat i shkarkoj në iPod-in tim. Kam përfunduar një kurs 2 orësh trajnimi, një kurs marketingu (36 CD-ja), një kurs islam mbi Sirën (Jetëshkrimin e Pejgamberit a.s./32 CD-ja), dhe qindra orë të ligjëratave tjera duke shfrytëzuar këtë metodë.

E dimë se shumica e njerëzve i bëjnë këto gjëra në këtë apo atë mënyrë, POR këtu po i cekim disa metoda të avancuara në mënyrë që më të vërtetë të përfitoni më të mirën nga TË GJITHË audio fajllat që i keni:

8. Përgatit një plan të një kursi të strukturuar mirë – në mënyrë që të dini saktësisht se çfarë jeni duke dëgjuar dhe kur, dhe të ndërtoni diturinë tuaj në vend se të filloni me diç e pastaj të kaloni në diç tjetër … e pastaj prapë të ktheheni ku keni qenë! Nëse përnjëmend dëshiron të nxjerrësh më të mirën nga ajo që e ke dëgjuar, provo të marrësh edhe shënime në kohët kur ndalesh për shkak të tollovisë së madhe në trafik OSE kur të kthehesh në shtëpi. Kjo do të të ndihmojë që të përforcosh atë që ke mësuar, dhe do të jesh më i prirë që ta përdorësh atë dituri inshAllah.

9. Trenat/Autobusët/Aeroplanët/Shoferët personal: Përsëri, mund ti zbatosh të gjitha të lartcekurat plus këto në vijim:

10. Video shfaqjet: Shiko video shfaqje/Kurse, përmes pajisjes tënde ose ndonjë teknologjie prej teknologjive që shfaqin videot në ekran të vogël. Pra, mund ti shkarkoni këto kurse (nga të cilat kemi edhe sosh që janë pa pagesë) në laptopin tuaj e pastaj ti sinkronizoni në pajisjet tuaja për shikim.

11. Lexo libra/Studio: Kalo një vikend në një librari dhe blej një sasi të caktuar librash të dobishme për ti lexuar në udhëtimet tua të përditshme. S‟ka më të mirë se mësimi i vazhdueshëm . Përsëri, sigurohu që librat të jenë pjesë e “planit”, p.sh. të themi se je i interesuar në marketing gjatë kësaj jave, atëherë të gjithë audio fajllat që i bart në veturë apo librat që i lexon le të jenë të lidhura me këtë temë.

12. Përgjigju e-mailave tuaj offline (jashtë rrjetit të dukshëm): Nëse e bart laptopin me vete, mund ta bësh atë shumë të dobishëm (veçanërisht në tren/aeroplan) duke zënë rendin e e-mailave që të kanë ikur, dhe duke iu përgjigjur atyre duke mos qenë i kyçur në internet, si drafte të ruajtura që t‟iu përgjigjesh më vonë. Për ata të cilët i kontrollojnë e-mailat e tyre online, do ti kisha sugjeruar shumë që të programojnë laptopin ashtu që ti shkarkojë TË GJITHË e-mailat nga llogaritë tuaja të ndryshme, në vetëm një klient e-mail, p.sh. Microsoft Outlook, Apple Mail, Mozilla Thunderbird e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, nuk do të kesh nevojë vazhdimisht për lidhje interneti që ti kontrollosh e-mailat, sepse e-mailat shkarkohen kur je i lidhur me internet, dhe mund ti lexosh ata dhe pastaj të përgatitësh draft përgjigjet sipas mundësive tuaja.

13. Vendos agjenda: E mësova këtë prej David Allens, sistemit të produktivitetit “Si të përfundohen gjërat!”: Përgatit një agjendë për secilin person që do ta takosh. A nuk është irrituese ta takosh dikë të cilin ke pasur nevojë ta pyesësh për shumë gjëra ose ti tregosh për to, mirëpo s‟mund të mbash mend më shumë se 2 gjëra prej kësaj liste?!

Përgatitja (shkrimi) e një agjende për secilin që do ta takosh ose ke nevojë ta shohësh është një metodë lehtësuese dhe produktive për të marrë maksimumin nga ai takim. Kështu që, nëse jeni i ulur në tren ose në aeroplan … shkruaj këto agjenda! Nëse jeni duke udhëtuar për një takim, dhe asnjë agjendë nuk është përgatitur, përdore këtë kohë që ke për ta shkruar një agjendë. S‟do të thotë të jetë shumë shtjelluese, edhe një “listë e shkurtër” kryen punë.

14. Thirrjet Telefonike/SMS-at: Po pra! A jam unë ai personi irritues i cili nuk mbaron së foluri në telefon prej momentit që niset treni/autobusi deri në fund. OK?! Jo, unë nuk jam ai. Në fakt, i urrej këta njerëz. Mirëpo një udhëtim me tren ose udhëtim me autobus është koha më e përshtatshme për të përfunduar bisedat e shpejta telefonike/ose SMS-sat. Ata që më njohin e dinë se unë s‟mund të ulem dhe të bisedoj në telefon edhe pse më pëlqejnë bisedat dhe shëtitjet … kështu që unë zakonisht e përdori kohën e shkuarjes deri në stacion të trenit ose kthimit, ose shkuarjes dhe kthimit në terminal për të përfunduar shumicën e thirrjeve telefonike. (Meqë ra fjala, këtu kemi një mësim jetësor: KURRË mos u ul përderisa je duke biseduar në telefon, veçanërisht nëse dëshiron të bindësh personin në anën tjetër të lidhjes për ndonjë gjë, ose do të pyetesh për pyetje të vështira. Unë mendoj që prej kësaj buron edhe “aftësia për të zhvilluar një qëndrim të mirë gjatë fjalimeve para publikut”).

15. Mendo dhe Medito: Ide/Ditarë të rinj: Duke medituar rreth krijimit të Allahut (shih më lartë) mendimet dhe idetë futen (dhe largohen) në mendjen time. Unë duhet ti kap mbërthej ato. Përveç kësaj, në ditarin tim i shkruaj të gjitha idetë në formë të hartave mendore, të dhënave protokollare, foto, tabela, etj… Shumica e publikimeve të mia më të preferuara në ProductiveMuslim.com kanë lindur në këto momente të çmuara të kohës sime në tren/autobus/aeroplan.

Ju tash mund ta shihni se pse unë e dua udhëtimin! S‟ka rëndësi se në çfarë mjet udhëtimi më vendosni, me planifikimet e mia dhe me veglat e duhura, udhëtimi im ditor bëhet një pasuri e vërtetë e jetës sime në vend të një harxhues-kohe në trafik .

/marr nga productivemuslim.com/përktheu Hekuran Helshani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit