Sprovat dhe dhimbjet e besimtarit dhe jobesimtarit, cili është dallimi i madh – Bekir Halimi

Më të lexuarat

“Nëse ju ka goditur ndonjë plagë (dhimbje), edhe popullin (armikun) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i këmbejmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe të zgjedhë disa prej jush dëshmorë. Allahu nuk i do të padrejtët.

  1. Ashtu si ju që ndjeni dhimbje, ndjejnë edhe ata, por ka ndryshim të madh mes jush: ju shpresoni atë që ata nuk e shpresojnë, shpërblimin nga Allahu.
  2. Këmbimi ose ndërrimi i ditëve mes njerëzve do të thotë se të mirat e dynjasë Allahu ia jep secilit, edhe besimtarit, edhe jobesimtarit, duke i këmbyer mes tyre, por të mirat e ahiretit ia jep vetëm besimtarëve.
    • Fahrudin Raziu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ky ndërrim i ditëve mes njerëzve nuk do të thotë se Allahu fitoren herë ia jep besimtarëve e herë ia jep jobesimtarëve, sepse fitorja nga Allahu është pozitë nderi, krenari e madhe, e cila u përshtatet besimtarëve dhe nuk u përshtatet jobesimtarëve. Qëllimi është se Allahu disa herë ua shton sprovat jobesimtarëve si ndëshkim, poshtërim dhe dënim, e herë ua shton sprovat besimtarëve si sprovë, testim, ngritje të gradave, falje të mëkateve dhe shpërblim për ta.”
  3. Sprovat nxjerrin në shesh besimin e vërtetë dhe natyrën e njerëzve, dhe nga ana tjetër zbulohen edhe munafikët.
    • Shejh Sadiu thotë: “Nëse fitorja do t’u takonte çdo herë muslimanëve, atëherë Islamin do ta pranonin të gjithë, edhe ata që në të vërtetë nuk e dëshirojnë. Prandaj, duke ndodhur sprova të tilla, del në pah besimtari i vërtetë, që e dëshiron fort dhe e zbaton Islamin qoftë në kohë mirësie, qoftë në kohë fatkeqësie, qoftë kur i vjen e lehtë, qoftë kur i duket i vështirë, dhe kështu del në pah edhe ai që nuk është i tillë.”
  4. Dëshmori është i përzgjedhur nga Allahu. Kjo është urtësia tjetër e sprovave. Të biesh shehid është prej gradave më të larta te Allahu. Kjo gradë nuk arrihet veçse me sprova të tilla. Allahu në këtë mënyrë shpreh mëshirën e Tij, duke u lënë besimtarëve këtë rrugë të vështirë dhe të dhimbshme për t’i arritur këto grada të larta dhe mirësinë e përjetshme.
  5. Allahu nuk e do padrejtësinë dhe të padrejtët. Allahu nuk i do as ata që i bëjnë padrejtësi vetes duke mos iu nënshtruar urdhrave të Allahut, as ata që u bëjnë padrejtësi të tjerëve duke ua vjedhur tokat ose duke tentuar t’i shfarrosin.”

Bekir Halimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit