11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Specifikat e Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge

Më të lexuarat

Samsungu ka lansuar zyrtarisht telefonat e rinj, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge.

Siç pritej, telefoni i ri Galaxy S7 vjen me ekran 5.1-inç me dimensionet 142 x 69.6 x 7.9mm dhe peshon 152 gramë. Trupi është më i lakuar se versionet e vjetra të familjeve “Galxy S”.

Galaxy S7 edge vjen me ekran 5.5-inç më të madh se Galaxy S6 edge, me dy skaje të lakuara. Ai është më i hollë dhe peshon 157 gramë. Edhe hapësira anash në versionin edge tani është më e gjerë dhe ofron më shumë aplikacione.

Sa i përket procesorëve, ata vijnë me Qualcomm Snapdragon 820 Soc ose me Exynos 8890 të Samsungut. RAM memorie është 4 gigabajt, ndërsa sa i përket hapësirës së brendshme, telefonat vijnë në disa versione prej 32 dhe 64GB. Telefonat po ashtu kanë të kthyer hapësirën për micro SD kartela. Së bashku me mikrokartelën hapësira e brendhme mund të arrijë afër 200 gigabajt.

Kamera është 12MP, por teknologjia më e lartë e pikselëve, mundëson performanca më të larta. Për këtë, Samsungu e krahasoi me iPhone më të ri, duke treguar se kamera e Samsungut shkrep foto shumëfish më të mira.

Të dy telefonat kanë bateri më të mëdha, 3000mAh për S7 dhe S7 edge me 3600mAh.

Ata janë rezistent ndaj ujit dhe vijnë me sistemin e ri Android 6.0 Marshmallow.

Telefonat dalin në shitje më 11 mars.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit