13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Sot ndërroi jetë dijetari Musa Al Nasër

Më të lexuarat

Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi !.

Sot pas dreke në aksident rrugor afër qytetit të Tebukut duke udhëtuar për Umre në Qaben e bekuar ndërroj jetë sheikhu i nderuar dr.Muhamed Musa Al Nasër Allahu e mëshiroftë. I lindur në Palestinë në vitin 1954 pastaj i shpërngulur në Amman të Jordanisë.

Vdekja e dijetarëve është nga shenjat e kiametit, bota islame humbi një nga lexuesit më të mirë të Kuranit të madhëruar, lexues dhe studiues i tij, në të gjitha dialektet, i shquar me edukatën dhe moralin e lart, një nga themeluesit e qendrës islame me emrin e hoxhës së tij “ Imam Albani”, në Amman të Jordanis, nga themeluesit e revistës shkencore el Asale, autor i shumë librave shkencore, studiues dhe njohës i thellë në lëmin e mjekësisë Profetike, i njohur për seminare dhe ligjërata të ndryshme në mbar globin.

Nga nxënësit e rrallë të sheikh Albanit, kur afrohej koha e namazit sheikh Albani çdo herë thoshte kemi imamin tonë këtu.

Kemi pas rastin të përfitojmë nga dija e tij, gjatë kohës sa ishim në studime, me të vërtetë Kurani ishte metodë e jetës së tij në çdo aspekt që e rrethonte atë.

Allahu e mëshiroftë, Allahu varrin kopsht të parajsës ia bëftë, e me shkallët më të larta në xhenetin Firdaus e gradoftë.

Hoxhe Unejs Murati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit