15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Sot fillon kryerja e pagesave të pensioneve në Maqedoni

Më të lexuarat

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka njoftuar se sot, e premte ka filluar dhënia e pensioneve për muajin nëntor. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, me qëllim që të sigurohet mbrojtje të pensionistëve nga Covid-19.

Tërheqja e pensioneve nëpërmjet filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët do të shfrytëzojnë kartelë, do të realizohet në katër grupe:null

Për pensionet në lartësi prej 11.000 denarë, pagesa do të realizohet më 26.11.2021, e premte.

Për pensionet në lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të realizohet më 29.11.2021, e hënë.

Për pensionet në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të realizohet më 30.11.2021, e martë.

Për pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa do të realizohet më 01.12.2021, e mërkurë.

Pensionistët që shfrytëzojnë kartelë pagesore, të lidhur me llogarinë ku transferohen mjetet e pensionit, paratë mund t’i sigurojnë prej 26 nëntorit, e premte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit