Snowden: Microsoft ju ka dhënë CIA-s, paswordet e përdoruesve Outlook dhe Hotmail

0
62

Sipas burimeve informative një gazetë perëndimore ka zbuluar se kompania Microsoft bashkëpunon ngushtë me organizatat e sigurisë amerikane.
Sipas gazetës Guardian, dosjet e paraqitura nga Eduar Snouden, ish kontraktori i CIA-s amerikane paraqesin bashkëpunimet mes kompanive të teknologjisë së informacionit amerikan Silicon Valley dhe organizatave të sigurisë së këtij vendi gjatë 3 viteve të kaluara. Ky dokument tregon se Microsoft ka ndihmuar organizatën e sigurimit kombëtar amerikan për thyerjen e paswordeve, ku organizata në fjalë vetë nuk mundej të lokalizonte bisedat nëpërmjet internetit në portalin e Outlook. Guardian shton se kjo organizatë më parë ka arritur të kontrollojë e-mailet e Outlook ndër të cilat edhe hotmailin, skype, skydrive etj.