Skandal me letërkëmbimet sekrete të Papës

0
43

Hije skandali po vërtiten rreth Vatikanit dhe vecanërisht rreth Papës Benedikti i XVI. Korespondenca sekrete e Atit të Shenjtë rrezikon të bëhet publike pas rrjedhjes jashtë mureve të Vatikanit të disa dokumentave sekrete të Selisë së Shenjtë.

Letërkëmbimet u botuan në librin “Shenjtëria e tij” (it. Sua Santita) të autorit italian, Gianluigi Nuzzi. Publikimi ka shqetësuar Atin e Shenjtë që ka urdhëruar ngritjen e menjëhershme të një komisioni që do të ketë si detyrë hetimin, por më tepër publikimin e letërkëmbimeve në masë të gjërë. Komisioni përbëhët nga tre emrat më të vjetër e të rrahur të kardinalëve të Selisë së Shenjtë.
Në një njoftim për mediat, Vatikani paralajmëron se hetimi për nxjerrjen e sekreteve nuk do të ndalet vetëm brenda mureve të tij, por në të do të përfshihen edhe autoritetet e shtetit italian, madje nëse është nevoja edhe ato ndërkombëtare.
Libri është botuar, por shitja e tij, në shumë pika në Itali është ndaluar. Publiku italian është i ndarë, ka nga ata që mbështesin bërjen publike të të fshehtave të Vatikanit, të tjerë kërkojnë ndalimin e tyre, duke u shprehur se “nxjerrja e tyre” dëmton imazhin e vetë Italisë, jo vetëm të Vatikanit./indeksonline/kohaislame