22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Skandal: Enver Hoxha kishte më shumë anë pozitive, funksionari i PS-së ‘aprovon’ deklaratën e komunistës Luljeta Bozos

Më të lexuarat

Ish-ministri Damian Gjiknuri, i cili është i ngarkuar në fushatën e qarkut të Vlorës, komentoi deklaratën e Luljata Bozos, e cila shkaktoi polemika kur tha se kishte më shumë anë pozitive se negative gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

I ftuar në studion e Arian Çanit “Zonë e Lirë”, Gjiknuri duket se ndau të njëjtin mendim.

Ai shtoi se kjo kërkon një analizë të gjatë, por “ai regjim kishte edhe anë pozitive, edhe anë negative.”

I pyetur se kishte më shumë anë pozitive apo negative, Gjiknuri u shpreh: Për sektorin privat kishte më shumë anë negative, për atë publik më shumë anë pozitive.

Damian Gjiknuri komentoi edhe refuzimin e kryebashkiakut Dritan Leli, për të kandiduar për deputet. Sipas deputetit socialist, Leli u vetë-përjashtuar nga fushata, duke refuzuar të kandidonte për deputet, por mbetet pjesë e PS-së.

https://www.youtube.com/watch?v=Ie2d1Z-Q8f8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit