7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Situata pandemike, shkarkohet në Tunizi ministri i Shëndetësisë

Më të lexuarat

Në kuadër të menaxhimit të situatës pandemike, kryeministri i Tunizisë Hichem Mechichi ka shkarkuar ministrin e Shëndetësisë Faouzi Mehdi  pas rritjes së rasteve  të koronavirusit në vendin e Afrikës Veriore.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ministria ka pohuar në fillim të këtij muaji se sistemi shëndetësor i Tunizisë ishte “shembur” nën peshën e pandemisë, e cila ka shkaktuar më shumë se 17,000 vdekje në një popullsi prej rreth 12 milionë.

Zyra e kryeministrit njoftoi shkarkimin e Mehdiut në një deklaratë të shkurtër, pa dhënë një arsye për lëvizjen.

Ai tha se ministri i Çështjeve Sociale Mohamed Trabelsi do të drejtojë tani ministrinë e Shëndetësisë. Mehdi hapi stacionet e vaksinimit për të gjithë tunizianët mbi moshën 18 vjeç .

Ministria kufizoi mundësinë e vaksinimit për ata të moshës mbi 40 për të shmangur një nxitim të ri. Shkarkimi i Mehdiut është një rast tjetër i paqëndrueshmërisë në një qeveri që ka parë disa ministra të japin dorëheqjen.

Tunizianët kanë jetuar një dekadë të paqëndrueshmërisë politike dhe krizës ekonomike që nga revolucioni i tyre i vitit 2011 i cili përmbysi diktatorin Zine El Abidine Ben Ali, duke lënë shërbimet publike jetike të shkatërruara./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit