8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Situata e sigurisë në veri mbetet e brishtë

Më të lexuarat

  • Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij më vonë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri.
  • Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se edhe Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim.
  • Komuniteti ndërkombëtar bëri po ashtu thirrje për largimin e barrikadave. Ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd thanë se arrestimi i Pantiqit “po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve”.
  • Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”. “Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai.
  • Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, konfirmoi ndërkohë se një patrullë e tij vëzhguese në Rudarë – pjesa veriore e Kosovës – u sulmua me shok-bombë mbrëmjen e 10 dhjetorit nga, siç u tha, persona të armatosur. Komuniteti ndërkombëtar e dënoi këtë sulm.
  • Sulme pati edhe mbi Policinë e Kosovës, ashtu si edhe disa shkëmbime me armë zjarri. Autoritetet e Kosovës fajësuan “bandat kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit