📰 Presidenti Ahmed al-Sharaa gjatë një diskutimi në institutin “Chatham House” në Londër:
• Britania ka kontribuar në mbështetjen e Sirisë dhe në heqjen e sanksioneve ndaj popullit sirian.
• Ne kemi zhvilluar zgjedhjet për Parlamentin dhe seanca e parë do të fillojë muajin e ardhshëm, nga e cila do të dalin komisione për rishkrimin e kushtetutës.
• Populli sirian ka nevojë për vendosjen e stabilitetit dhe kthimin e refugjatëve në Siri.
• Bazat ruse në Siri do të shndërrohen në qendra për trajnimin e ushtrisë siriane.
• Izraeli është sjellë negativisht ndaj Sirisë; kemi tentuar përmes dialogut të arrijmë rezultate pozitive, por në momentet e fundit gjithçka ndryshoi.
• Siria ndan të njëjtën gjendje me Gazën dhe ka vuajtur ashtu si populli i Gazës.
• Ekzistojnë marrëdhënie historike mes Rusisë dhe Sirisë; fakti që diplomacia siriane është aktive, duke qenë një ditë në Shtëpinë e Bardhë dhe një ditë tjetër në Kremlin, është dëshmi e kësaj.
• Nuk kemi marrëdhënie zyrtare me Iranin.
• Po përpiqemi të vlerësojmë situatat me kujdes që të mos bëhemi objektiv sulmesh dhe të detyrohemi të reagojmë.
Siria drejt ndryshimit? Çfarë deklaroi Ahmed al-Sharaa në Chatham House
