12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Siri, rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore të Assad

Më të lexuarat

Forcat e regjimit të Presidenti sirian Bashar al Asad kanë ndërmarrë sulme ajrore dhe artilerie ndaj rajoneve Duma, Haresta, Ajn Terma, Sakba, Arbin dhe Hammurije.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) në sulmet ajrore të kryera nga forcat e regjimit kanë humbur jetën 3 civilë në rajonin Sakbe, 13 në Hammurije, dhe nga një civil në rajonet Haresta, Arbin dhe Medjere.

Ndërkohë bëhet e ditur se edhe 7 civilë kanë humbur jetën në sulmet artilerie të ndërmarra në rajonin Duma.

Gjithashtu bëhet e ditur se ekipet e mbrojtjes civile kanë arritur të shpëtojnë të gjallë një numër të madh civilësh nga rrënojat e ndërtesave të shembura dhe janë duke vazhduar angazhimet e tyre të kërkim-shpëtimit. Një numër i madh i civilëve të plagosur gjatë sulmeve janë marrë nën trajtim mjekësor nëpër spitalet përreth.

Si pasojë e sulmeve ajrore që vazhdojnë pa ndërprerë druhet se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ekipet e Mbrojtjes Civile në informacionin e postuar ditën e sotme në llogaritë e medias sociale kanë theksuar se si pasojë e sulmeve të ashpra të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij që Guta Lindore është përballur në 11 ditët e fundit, kanë humbur jetën 121 civilë dhe janë plagosur 580 të tjerë.

Teksa brenda periudhës në fjalë në rajon janë kryer 453 sulme ajrore, 440 me raketa tokë-tokë dhe 2.311 sulme artilerie, theksohet se ekipet e mbrojtjes civile kanë arritur të shpëtojnë 42 civilë nga rrënojat.

Bashkë me bilancin e ditës së sotme në sulmet e kryera në 12 ditët e fundit në rajonin e Gutës Lindore kanë humbur jetën 147 civilë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit