22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Siri, rinisin luftimet pas hyrjes në fuqi të armëpushimit

Më të lexuarat

Forcat qeveritare siriane dhe rebelët kanë zhvilluar luftime më 6 maj, vetëm pak kohë pasi marrëveshja e armëpushimit për të krijuar “zonat e sigurta” në Siri, hyri në fuqi, kanë thënë grupet monitoruese.

Marrëveshja e “zonave të sigurta” u arrit nga Rusia, Irani dhe Turqia.

Avionët sirianë kanë sulmuar fshatin al-Zalakiyat që kontrollohet nga rebelët, ndërkaq forcat qeveritare kanë hedhur mortaja në qytetet Kafr Zita dhe Latamneh, ka thënë Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Kjo organizatë ka thënë se shpërthime të fuqishme kanë goditur zonën e Teir Malla, në veri të provincës Homs, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në mesnatën e 5 majit.

Rifillimi i luftimeve ndodhi në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, bisedoi në telefon me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbi përpjekjet për të ulur dhunën në Siri dhe për të lëvizur drejt një zgjidhjeje politike për luftën 6-vjeçare siriane, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.
(gazeta-Shqip.com)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit