15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Siri, pajisje shkollore dhe veshje dimri për mbi 3 mijë nxënës në Idlib

Më të lexuarat

HATAJ (AA) – Organizata humanitare turke IHH u ka ofruar ndihmë më shumë se 3.000 nxënësve në shkollat në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndihmat në formë të rrobave të dimrit dhe pajisjeve shkollore u janë dorëzuar nxënësve në 37 shkolla fillore.

Mustafa Cagli nga IHH tha se ata do të vazhdojnë me shpërndarjen e ndihmave për nxënësit në qytetet siriane të prekura nga lufta.

Ai konfirmoi se ndihmat janë shpërndarë për 3174 nxënës, në mesin e të cilëve janë edhe fëmijët pa prindër të cilët ndodhen në zonat e sigurisë në Idlib.

Në këtë mënyrë, tha Cagli, pjesërisht kanë lehtësur shkollimin e fëmijëve në zonat e luftës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit