15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Siri, në 6 muajt e fundit janë vrarë më shumë se 1.000 civilë

Më të lexuarat

Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (SNHR) njoftoi se në 6 muajt e parë të vitit në Siri janë vrarë më shumë se 1.000 civilë, gjysma e të cilëve nga sulmet e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR e cila dokumenton shkeljet e të drejtave kundër civilëve në raportin e saj të publikuar lidhur me humbjet e jetëve të civilëve ka njoftuar se në gjysmën e parë të këtij viti nga palët ndërkonfliktuese janë vrarë 1.006 civilë prej të cilëve 218 fëmijë dhe 113 gra.

Sipas raportit të rrjetit, forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit të Asadit dhe terroristët e huaj me mbështetje iraniane kanë vrarë 298 civilë prej të cilëve 64 fëmijë dhe 24 gra.

Ndërsa në sulmet e forcave të Rusisë kanë humbur jetën 205 civilë prej të cilëve 62 fëmijë dhe 48 gra ndërsa organizata terroriste YPG/PKK ka masakruar 34 civilë prej të cilëve 8 fëmijë dhe 1 grua.

Në sulmet e kryera nga organizata terroriste DEASH kanë humbur jetën 7 civilë prej të cilëve 1 fëmijë ndërsa opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit kanë shkaktuar vdekjen e 26 civilëve prej të cilëve 2 fëmijë dhe 2 gra.

Ndërsa palët e tjera për periudhën në fjalë kanë vrarë gjithsej 436 civilë prej të cilëve 81 fëmijë dhe 38 gra.

Në mesin e të vrarëve në gjysmën e parë të këtij viti në Siri, thuhet se janë 3 punonjës të medias, 12 punonjës të shëndetësisë dhe vullnetarë të Mbrojtjes Civile (Baretat e Bardha).

Këtë vit në Siri kanë gjetur vdekjen gjithsej 1.006 civilë prej të cilëve 286 në muajin janar, 276 në shkurt dhe 145 në muajin mars, 78 në prill, 125 në maj dhe 96 në qershor.

Gjatë kësaj kohe thuhet se nga torturat kanë humbur jetën edhe 71 persona prej të cilëve 63 nga regjimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit