11.9 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Sinqeritet – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Njerëzit dikur përmbusheshin tek fshehtësia e adhurimit dhe e veprave të mira, ndërsa sot tek publikimi i tyre. Dikur begatia e sinqeritetit shfaqej përmes efektit të padukshëm që përshkohej përmes kapilarëve të shoqërisë, ndërsa sot ajo rrjedh mbi lëkurë pa arritur kurrë të njëjtin efekt.

Në një shoqëri të spektaklit dhe të publicitetit, si kjo e sotmja, ku ka humbur intimiteti i çdo gjëje, deri në të i paimagjinueshmen e tij, njerëzit janë kthyer në tregtar imazhesh, duke publikuar jo vetëm fizikun dhe pamjen e tyre të jashtme, por edhe adhurimin më intim me Zotin, e madje edhe më të turpshmen e gjynaheve të tyre.

Në fund të fundit ky është edhe dallimi thelbësor mes një bote që nuk e përsoste aparencën, por ndjente thellësisht shijen e brendshme të sinqeritetit dhe një bote që kuron në detaje OMGJ-të pa shije të aparencës së sotme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit